LAJMI I FUNDIT:

Andrew Cole: United nuk ka nevojë për sulmues

Andrew Cole: United nuk ka nevojë për sulmues

Legjenda e Manchester Unitedit, Andrew Cole, ka thënë se menaxherit Sir Alex Ferguson nuk i duhet ndonjë sulmues tjetër.

“Hernandez u duk mjaft në formë gjatë Botërorit për Meksikën. Ai ka një sy të mirë për golin. Dy të rinjtë, Macheda dhe Welbeck, nuk kanë pasur shumë minutazh gjatë sezonit të kaluar, kështu që ata duhet të jenë të uritur për sezonin në vijim”.

“Dhe sa për Michael Owen, nëse ai qëndron mirë fizikisht, atëherë ai mund të shënojë gola. Ai ka shënuar nëntë herë sezonin e kaluar dhe startoi vetëm 11 herë. Edhe nëse nuk luan rregullisht dhe nëse Owen është 100% në formë, atëherë mund të prisni 10-15 gola prej tij. Por, nëse ka gjasa që ai të luajë në shumicën e ndeshjeve, atëherë ai është ende një lojtar i 20 golave”.

“Vërtet u mahnita nga numri i golave të shënuar nga Chelsea sezonin e kaluar. Ishte fantastike, por jo shpesh del dikush dhe shënon më shumë gola se Manchester United, mirëpo unë mendoj se ne mund të shënojmë mjaft këtë sezon sa për ta kthyer titullin në Old Trafford”, deklaroi Cole për Manchester Evening News. /Telegrafi/