LAJMI I FUNDIT:

Robinho do t’i ofrohet Milanit?

Robinho do t’i ofrohet Milanit?

Manchester City dëshiron t’ia ofrojë Milanit sulmuesin e dështuar, Robinho, në kohën kur City dëshiron të ketë dhe përfitime krahas shpenzimeve të mëdha gjatë kësaj vere.

The Independent shkruan se Robinho shihet në San Siro si zëvëndësues i Ronaldinhos, që mund të ndodhë nga sezoni i ardhshëm të luajë për Flamengon. Sidoqoftë, 20 milionë funte sa kërkon City dhe paga e lartë prej 160 mijë funtesh në javë e Robinhos duken absurde për hierarkinë nga Milanello.

Rosonerët nga ana tjetër kanë bërë të ditur tashmë se për ta transferuar Lukas Podolskin nga Kolni duhet që të shesin së pari disa prej lojtarëve. /Telegrafi/