LAJMI I FUNDIT:

Zapata i hapur për kalim në Arsenal

Zapata i hapur për kalim në Arsenal

Agjenti i mbrojtësit të Udineses, Cristian Zapata, thotë se asnjë ofertë ende nuk ka arritur nga Arsenali, edhe pse klienti i tij është i hapur për një lëvizje të tillë.

Futbollisti i kombëtares së Kolumbisë raportohet se është cak i Topçinjve dhe është nën kontratë me klubin italian deri në qershor të vitit 2012.

“Është mirë të dëgjosh se Arsenali është i interesuar për lojtarin. Për disa vite tash, Zapata është lidhur me klube prestigjioze dhe kjo do të thotë se ai po i bën gjërat mirë”, ka thënë për calciomercato.com agjenti i lojtarit, Massimo Italiani.

“Disa klube italiane po ashtu janë të interesuara në Zapata, por për momentin, ende nuk kam marrë asnjë ofertë as nga Italia as nga Anglia”.


“Ai është i lumtur në Udineze, por si çdo lojtar tjetër, ai dëshiron të përmirësohet dhe të zhvillohet. Nëse një ofertë nga një klub i madh arrin, atëherë do të merret parasysh. Por deri tash asgjë nuk është zyrtare, vetëm thashetheme”, ka shtuar Italiani. /Telegrafi/