LAJMI I FUNDIT:

Beckham mirëpret Henryn në MLS

Beckham mirëpret Henryn në MLS

Ylli i Los Angeles Galaxy, David Beckham, ka folur me mjaft gëzim për transferimin e Thierry Henry në kampionatin amerikan të futbollit, MLS.

“Është një gjë e mrekullueshme. Henry është një lojtar i madh dhe emri i tij është i jashtëzakonshëm, kështu që kjo e ngrit imazhin e kampionatit. Mua vërtet nuk më pritet të luaj ndaj tij. Ne jemi miq të mirë dhe ai është një talent i jashtëzakonshëm”.

“MLS po përparon dita ditës. Dëshmia më e qartë është stadiumi në Seattle që çdo herë është i mbushur me nga 35 mijë shikues dhe kjo audiencë është e garantuar edhe për tre vite të tjera. Të marr nën pronë unë ndonjë stadium është një mundësi shumë e mirë, unë e shoh veten duke jetuar në Amerikë edhe për një kohë të gjatë pas përfundimit të karrierës time si futbollist”, ka thënë Beckham. /Telegrafi/