LAJMI I FUNDIT:

Macheda kërkon transferimin e Balotellit

Macheda kërkon transferimin e Balotellit

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Federico Macheda, ka kërkuar nga Mario Balotelli që të largohet nga Interi dhe të shkojë në Old Trafford, në kohën kur United po përdor taktika të ndryshme për të transferuar sulmuesin e ri italian.

Balotelli të shtunën ka thënë për Il Corriere dello Sport se puna e tij po shpërblehet me interesimin e United dhe po e njëjta gazetë sot shkruan se Macheda po këmbëngul te Sir Alex Ferguson që ta transferojë Balotellin. Macheda dhe Balotelli janë bashkëlojtarë në kombëtaren U-21 të Italisë dhe janë shumë miq të mirë.

Macheda që është te Unitedi që nga viti 2007 thuhet se është duke i dërguar vazhdimisht mesazhe Balotellit me fjalë të mira për Unitedin. Macheda gjithashtu u ka thënë miqve se Balotelli është duke e menduar largimin dhe kjo nuk është një gjë e re. /Telegrafi/