LAJMI I FUNDIT:

Casillas: Cole lojtar i Realit

Casillas: Cole lojtar i Realit

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, është i bindur se mbrojtësi i Chelseat, Ashley Cole, do të kalojë te Real Madridi gjatë këtij afati kalimtar veror.

“Nga ajo që jam duke dëgjuar, shenjat janë të mira. Unë kam biseduar shumë pak me njerëzit në klub dhe unë jam i bindur se ai mund të bëhet lojtar i Realit vitin e ardhshëm. Unë mendoj se do të jetë lëvizja e duhur për të si në sferën profesionale ashtu dhe në atë personale”.

“Një pushim i qartë nga kombëtarja angleze është ajo që i intereson atij tani. Kjo do të jetë kontrata e tij e fundit e madhe dhe nuk ka më mirë se sa të nënshkruajë për Jose Mourinhon. Ai e di më mirë se çdokush se klubi do të jetë i suksesshëm nën Jose Mourinhon. Mourinho ka dëshmuar se ai i blen lojtarët dhe i bën më të mirët e botës në ato pozita”.

“Me Ashley Cole këtë nuk ka nevojë ta bëj sepse ai është tashmë mbrojtësi i majtë më i mirë në botë. Jose Mourinho e njeh atë shumë mirë dhe nuk befasohem nëse ai është nën radarin e Real Madridit”, deklaroi Casillas për The Sun. /Telegrafi/