LAJMI I FUNDIT:

Messi: Nuk jam legjendë

Messi: Nuk jam legjendë

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, e ka vulosur të ardhmen e tij në Camp Nou, duke thënë se ai ka ende për të bërë te Barcelona dhe njëherësh theksoi se ai nuk është legjendë.

“Unë dua të qëndroj te Barcelona edhe një kohë të gjatë si lojtar. Unë kam ende për të bërë këtu dhe unë nuk e konsideroj veten legjendë të klubit”, theksoi Messi.

Kishte pasur spekulime se vala e blerjes së futbollistëve nga Manchester City mund ta prekë edhe Lionel Messin, por duket se ky i fundit nuk është i disponuar të flitet si cak i ndonjë klubi. /Telegrafi/