LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli dërgon Ngog në West Brom

Liverpooli dërgon Ngog në West Brom

Klubi i ripromovuar në Ligën Premier, West Bromwich Albion, ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për të transferuar sulmuesin David Ngog.

Sipas The Sun, West Brom pritet të transferojë lojtarin si huazim deri në fund të sezonit të ardhshëm. Por WBA do të presë që Roy Hodgson së pari të sigurojë një mbulesë për Fernando Torres dhe Dirk Kuyt në Anfield.

Liverpooli dëshiron Ngog të fitojë më shumë përvojë para se të fitojë vend të rregullt në formacionin e parë të Redsave. /Telegrafi/