LAJMI I FUNDIT:

Marseille kërkon Klosen

Marseille kërkon Klosen

Olympique de Marseille vazhdon betejën për të qenë aktive në treg gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa në radarin e ekipit francez ka rënë sulmuesi i Bayern Munichut, Miroslav Klose.

Sulmuesi gjerman gjithmonë është në formë për kombëtaren e tij, por këtë nuk e ka treguar te Bayerni, ashtu që ka mbetur prapa sulmuesve tjerë në zgjedhjet e Luis van Gaal.

Prandaj, sipas Mercato365, Marseille mund të reagojë për ta blerë 32-vjeçarin kontrata e të cilit me Bayernin përfundon sezonin e ardhshëm, ashtu që edhe ekipit gjerman do t’i konvenonte shitja e tij. /Telegrafi/