LAJMI I FUNDIT:

Puyol të pensionohet nga përfaqësuesja

Puyol të pensionohet nga përfaqësuesja

Fituesi i Kupës së Botës, Carles Puyol, është pranë largimit nga përfaqësuesja e Spanjës.

Mbrojtësi 32-vjeçar në nëntorin e kaluar paralajmëroi se nëse Spanja e fiton Kupën e Botës, ai do t’i jepte fund karrierës me fanellën kombëtare.

Sipas Marca, lojtari i Barcelonës mendon se pas 90 paraqitjesh për Spanjën, ka ardhur koha që ai të largohet nga përfaqësuesja edhe pse trajneri Vicente Del Bosque dëshiron që Puyol të arrijë në 100 paraqitje për kombëtaren e tij. /Telegrafi/