LAJMI I FUNDIT:

Prandelli: Italia e re, për italianët e rinj

Prandelli: Italia e re, për italianët e rinj

Përzgjedhësi i ri i Italisë, Cesare Prandelli, ka dhënë shenja të shpresës për futbollistët e lënë në shtëpi nga Lippi, si Amauri, Balotelli e Cassano, se ata do të kenë rast të luajnë për kombëtaren, nëse tregojnë formë të mirë.

“Origjina e lojtarëve të rinj në kombëtare? Le t’i quajmë ata italianë të rinj. Në mënyrë që të kesh autoritet duhet të jesh vetvetja. Nëse vishni rroba të cilat nuk janë tuajat, atëherë ju nuk do të dukeni mirë”, theksoi Prandelli duke iu referuar asaj se ai do ta kultivojë stilin e tij dhe jo të Lippit.

Në një intervistë për Il Corriere della Sera, Prandelli gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve të FIFA-s që të fusin në përdorim teknologjinë. /Telegrafi/