LAJMI I FUNDIT:

Edhe Reali dhe Chelsea në garë për Balotellin

Edhe Reali dhe Chelsea në garë për Balotellin

Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti i janë bashkuar garës për sulmuesin e Interit, Mario Balotelli, pasi të dy dëshirojnë të mposhtin menaxherin e United, Sir Alex Ferguson.

Sky Sport Italia pohon se agjenti i Balotellit, Mino Raiola, është takuar me Fergusonin në Amsterdam, për të përparuar në lidhje me transferimin e Balotellit. United është i gatshëm të ofrojë 35 milionë euro për të dhe t’ia ofrojë 5 milionë euro për sezon, më shumë se sa që fiton aktualisht te Interi.

Megjithatë, përkundër interesimit të lartë të Unitedit dhe Cityt për Balotellin, është Jose Mourinho ai që pritet t’u prish planet dy homologëve të tij. Sipas Goal.com ideja që Balotelli të luante me Kaka dhe Cristiano Ronaldon do të mirëpritej nga Balotelli. Sidoqoftë, Balotelli dhe Mourinho nuk kanë pasur marrëdhënie të mira në të kaluarën.

Kjo, definitivisht nuk është e tëra. Carlo Ancelotti i Chelseat u ka dërguar sinjal kërcënimi të interesuarve për Balotellin, pasi i pyetur nga gazetarët nëse do të dëshironte ta transferonte SuperMarion, thjesht u përgjigj me një, “PO”. Ky mund të jetë indikacion që Ancelotti mund ta kërkojë Balotellin në rast se dështon transferimi i Fernando Torresit.


La Gazzeta dello Sport shkruan se Balotelli është vonuar në stërvitjen e parë të skuadrës së Interit, ndërsa po Balotelli është larguar i pari nga qendra stërvitore në Appiano Gentile. Rafa Benitez këtë sezon siç duket nuk do të jetë në gjendje ta kontrollojë sulmuesin e ri dhe vetëm koha do të tregojë se çfarë do të bëjë agjenti Mino Raiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Të gjithë jemi të mërzitur me sjelljet e tij”, ish-legjenda e Real Madridit kritikon Viniciusin

“Të gjithë jemi të mërzitur me sjelljet e tij”, ish-legjenda e Real Madridit kritikon Viniciusin

La Liga
Arteta i dërgon një mesazh të qartë yllit të Arsenalit i cili rrezikon ta humbasë vendin në formacion

Arteta i dërgon një mesazh të qartë yllit të Arsenalit i cili rrezikon ta humbasë vendin në formacion

Premier League
Real Madridi merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

Real Madridi merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

La Liga
Zbulohet arsyeja qesharake që çoi deri tek prishja e raporteve mes Ronaldos dhe Ten Hagut

Zbulohet arsyeja qesharake që çoi deri tek prishja e raporteve mes Ronaldos dhe Ten Hagut

Ndërkombëtare
Van Persie e nis në mënyrë të tmerrshme aventurën si trajner, pëson humbje 9-1

Van Persie e nis në mënyrë të tmerrshme aventurën si trajner, pëson humbje 9-1

Ndërkombëtare
Barcelona nënshtron Gironën në derbin katalanas – shkëlqen Yamal me dy gola

Barcelona nënshtron Gironën në derbin katalanas – shkëlqen Yamal me dy gola

La Liga
Kalo në kategori