LAJMI I FUNDIT:

Cole: Po e paguajmë çmimin për PL

Cole: Po e paguajmë çmimin për PL

Ish-mesfushori i Chelseat, Joe Cole, ka thënë se Anglia është duke e paguar shtrenjtë çmimin për Ligën Premier, pasi që, sipas tij, shndërrimi i Kampionatit anglez në ligën më të fortë në botë, ka bërë që talentët të mos kenë vend për t’u zhvilluar.

“A ekziston ndonjë talent anglez për momentin? Të jem i sinqertë, nuk e di. Kur unë isha te West Hami, kampionati ynë ishte i pesti më i miri në botë. Një grup prej nesh erdhi në të njëjtën kohë dhe ne ishim në gjendje për t’u futur në ekipin bazë, duke parë rrethanat në Angli atëkohë”.

“Tani, Liga Premier është liga më e fortë në botë. Kjo do të thotë se është më e vështirë për të rinjtë të shpërthejnë dhe të luajnë rregullisht. Ndoshta ne jemi duke paguar një çmim të shtrenjtë që e kemi ligën më të fortë në botë”.

“Është një kampionat aq i vështirë. Ju ose luftoni për titull, ose për Evropë ose për mbijetesë. Kjo do të thotë se klubet blejnë lojtarë të gatshëm. Kjo do të thotë se ka pak hapësirë për zhvillim. Djemtë tanë të U-17 e fituan Kampionatin Evropian javë më parë dhe disa prej tyre janë te Chelsea. Ata janë djem të mirë, por ata tani kanë nevojë për të luajtur në ekipin e parë dhe është aq e vështirë të hysh në ekipin e parë tani, sidomos te Chelsea”, deklaroi Cole për Sunday Mirror. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

La Liga
Messi rikthehet nga lëndimi në mënyrë spektakolare, shënon dy gola brenda katër minutave

Messi rikthehet nga lëndimi në mënyrë spektakolare, shënon dy gola brenda katër minutave

Ndërkombëtare
Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

La Liga
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

Përfaqësueset
Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Faruk Statovci zbulon pengun më të madh në karrierën e tij si lojtar

Faruk Statovci zbulon pengun më të madh në karrierën e tij si lojtar

Superliga
Kalo në kategori