LAJMI I FUNDIT:

United të shesë Vidicin, të blejë Benzeman?

United të shesë Vidicin, të blejë Benzeman?

Manchester United ka rizgjuar interesimin për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema, por është duke e humbur betejën për mbajtjen e mbrojtësit serb, Nemanja Vidic.

Sezonin e kaluar, United dështoi të siguronte shërbimet e francezit, i cili kaloi te Reali, mirëpo duket se tani Djajtë e Kuq janë pranë transferimit të Benzemas për vetëm 20 milionë euro.

Nga ana tjetër, Vidic kërkon pagë të njëjtë si të Rio Ferdinandit, e që është 120.000 funte në javë, ndërsa nga ana tjetër, Manchester City është i gatshëm ta bëjë mbrojtësin serb futbollistin më të paguar në Ligën Premier me 200.000 funte në javë. /Telegrafi/