LAJMI I FUNDIT:

Interi pranë Mascheranos, Liverpooli kërkon 30 milionë

Interi pranë Mascheranos, Liverpooli kërkon 30 milionë

Interi është shumë pranë finalizimit të transferimit të mesfushorit të Liverpoolit, Javier Mascherano, pas bisedimeve që janë duke u zhvilluar mes të dyja palëve.

Rafa Benitez e ka bërë Mascheranon primar për këtë afat kalimtar, mirëpo pengesa e vetme janë 30 milionë eurot e kërkuara nga Liverpooli për argjentinasin. Massimo Moratti ka deklaruar se nuk do shpenzojë shumë gjatë kësaj vere dhe shpreson se Liverpooli do e ul çmimin.

Nga ana tjetër, me transferimin e Massimo Maccarones te Palermo, sulmuesi tjetër, uruguaiani Edinson Cavani nuk ka se çfarë të kërkojë dhe spekulohet për një kalim te Interi. Palermo kërkon për të hiç më pak se 23 milionë euro. /Telegrafi/