LAJMI I FUNDIT:

Shkëmbim Muntari-Bale?

Shkëmbim Muntari-Bale?

Interi do të tentojë të lëkundë Tottenhamin me një shkëmbim të mesfushorit Sulley Muntari me mbrojtësin Gareth Bale.

20- vjeçari Bale ka qenë njëri prej futbollistëve më të mirë në Ligën Premier në sezonin që posa e lamë pas. Ai ka lënë përshtypje në mbarë Evropën, duke u bërë atraksion i klubeve të fuqishme të kontinentit të vjetër.

Sipas Corriere dello Sport, Rafael Benitez do të tentojë të sjellë një lojtar të ri në Meazza, përkundër faktit se Bale nënshkroi kontratë katërvjeçare me Tottenhamin në muajin maj.

Menaxheri i Spursave, Harry Redknapp e bleu Muntarin kur ky i fundit ishte te Portsmouthi dhe nuk besohet se ai do ta lëshojë rastin për të punuar përsëri me ganezin. /Telegrafi/