LAJMI I FUNDIT:

Milani, ofertë për Baggion e ri

Milani, ofertë për Baggion e ri

Milani është i gatshëm të shpenzojë 5 milionë euro në 15-vjeçarin e Brescias, sensacionin Lorenzo Tassi, që u lëvdua kohë më parë nga presidenti i tij si “Roberto Baggio i ri”.

Tassi që u lind më 12 shtator të vitit 1995, është zhvilluar në sistemin akademik të Brescias, ndërsa ka tërhoqi interesimin e Rosonerëve.

Milannews.it njofton se klubi nga San Siro tashmë ia ka ofruar 5 milionë euro Brescias për mesfushorin që krahasohet me legjendën Baggio.

Brescia ka siguruar kalimin në Serie A, pasi mposhti të dielën Torinon me rezultat 2-1 në ‘play-off’. /Telegrafi/