LAJMI I FUNDIT:

Interi në kërkim të Ozil

Interi në kërkim të Ozil

Kampioni i Evropës, Interi është jashtëzakonisht i interesuar në mesfushorin e Werder Bremenit, Mesut Ozil.

Gjermani me origjinë turke ka rënë në syrin e skuadrave më të mëdha evropiane pas paraqitjes së tij fantastike në ‘shkeljen’ që i bëri Gjermania kombëtares së Australisë të dielën.

La Gazzeta dello Sport shkruan se radhës së gjatë të skuadrave, në të cilën është edhe armiku i Interit, Juventusi, tani do t’u bashkohen dhe Nerazzurët të cilët automatikisht shndërrohen në favoritë për transferimin e Ozil, për shkak të suksesit sezonin e kaluar dhe për shkak të parave në dispozicion. /Telegrafi/