LAJMI I FUNDIT:

Benitez: Nuk jam Mourinho

Benitez: Nuk jam Mourinho

Trajneri i ri i Interit, Rafa Benitez, në prezantimin e tij para mediave italiane, ka deklaruar se ai mund të jetë shumë më i suksesshëm se sa paraardhësi i tij, Jose Mourinho.

“Është vështirë të përmirësosh një ekip fitues, por ne po shikojmë në gjithçka. Mourinho tha se ai nuk ishte budalla? Unë jam këtu sepse jam i mençur. Ne mund të fitojmë gjashtë trofe këtë vit. Unë kam përvojë, por ne duhet të punojmë shumë sepse kemi ndeshje të vështira në gusht”.

“Unë dalloj nga Mourinho. Ai bëri punë të madhe këtu. Më pëlqen futbolli i bukur dhe të fitoj me të. Unë dua ta bëj punën time. Ju mund të frymoni futboll këtu dhe unë do të tentoj të bëj gjithçka në mundësitë e mia, që Interi të jetë sa më i mirë. Unë jam krenar që do ta drejtoj Interin. Klubi vjen nga një sezon ku ka fituar gjithçka dhe shpresoj se lojtarët nuk e kanë humbur vullnetin për të fituar”.

“Mediat dhe kacafytja e tyre me Mourinhon? Mentaliteti këtu është i njëjtë si në Spanjë. Nëse luajmë futboll të bukur dhe fitojmë atëherë do të jetë mirë”, deklaroi Benitez. /Telegrafi/