LAJMI I FUNDIT:

Cassano: Çdo të keqe Lippit

Cassano: Çdo të keqe Lippit

Antonio Cassano ka vazhduar me deklaratat e tij kontroverse në drejtim të përzgjedhësit të Italisë, Marcello Lippi, duke i dëshiruar këtij të fundit çdo të keqe në Botëror, ndërsa u uroi fat bashkëlojtarëve të kombëtares.

“Itali-Paraguai? Nuk e kam shikuar ndeshjen sepse unë kam qenë i zënë. Mendoj se Francesco Totti ose Alessandro Del Piero e kanë shikuar ndeshjen. Shpresoj se Italia do të fitojë, jam një tifoz dhe shpresoj se do luajnë mirë. Lippi nuk më ftoi, por çfarë mund të bëj?”.

“Cesare Prandelli? Ai punoi mirë në Firencë dhe mendoj se ai mund të ketë sukses me Italinë. Shpresoj se ai do të shikoj në mua, sepse një përzgjedhës i Italisë nuk e ka vizituar Genoan që dy vite. Nuk e di çfarë i kam bërë Lippit, ndoshta atij nuk i pëlqen personaliteti im. Të tjerët janë ftuar, unë jo. Unë do të isha i lumtur nëse Italia fiton, por aspak i gëzuar për Lippin”, deklaroi Cassano për Sky Sports Italia. /Telegrafi/