LAJMI I FUNDIT:

Mata: Jam i lumtur në Valencia

Mata: Jam i lumtur në Valencia

Ylli i Valencias, Juan Mata, ka mohuar se ai dëshiron të largohet nga klubi spanjoll duke thënë se është i lumtur te Los Che.

Anësori spanjoll kërkohet nga një mori top klubesh evropiane, mes të cilave edhe Barcelona dhe Manchester City.

“Prioritet i imi është të qëndroj në Valencia. Thashethemet nuk më shqetësojnë, unë jam në dispozicion të klubit. Me këtë fanellë kam kaluar tre sezone të shkëlqyeshme”, ka thënë Mata. /Telegrafi/