LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo ta fitojë KB-në, për ta kaluar Messin

Ronaldo ta fitojë KB-në, për ta kaluar Messin

Sulmuesi i Hamburgut, Ruud van Nistelrooy, beson se Cristiano Ronaldo do ta tejkalojë Lionel Messin vetëm nëse do ta fitojë Kampionatin Botëror.

“Ata janë dy lojtarë fantastikë. Cristiano Ronaldo nuk është favorit këtë sezon për të fituar Çmimin e Futbollistit më të Mirë të Vitit. Ai nuk ka fituar asgjë, ndërsa Messi ka fituar titullin në La Liga”.

“Mendoj se titulli për më të mirin e botës mund të definohet në Botëror. Cristiano Ronaldo do të duhet të shkëlqejë ose ta fitojë Botërorin për t’u bërë më i miri përsëri. Titujt janë shumë të rëndësishëm në këto gjëra”, theksoi Van Nistelrooy për Diario de Noticias. /Telegrafi/