LAJMI I FUNDIT:

Wenger, ofertë Werderit për Ozil

Wenger, ofertë Werderit për Ozil

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është jashtëzakonisht i interesuar për shërbimet e mesfushorit kreativ të Werder Bremenit, Mesut Ozil.

Wenger është ‘dashuruar’ në mesfushorin gjerman me origjinë turke, pas paraqitjes së tij në ‘shkeljen’ e Gjermanisë bërë ndaj Australisë të dielën mbrëma.

Daily Star spekulon se Wenger është gati të bëjë ofertë për futbollistin e talentuar gjerman. Bosi i Topçinjve që vitet e kaluara kishte një buxhet të kufizuar, sivjet do jetë një nga shpenzuesit më të mëdhenj në tregun e transferimeve. /Telegrafi/