LAJMI I FUNDIT:

NBA: Celtics marrin avantazhin e finaleve

NBA: Celtics marrin avantazhin e finaleve

Boston Celtics janë mbështetur nga gjuajtjet nga largësia të Paul Pierce për të mposhtur Los Angeles Lakers me rezultat 92-86 në ndeshjen e pestë të finaleve të NBA-së, duke iu afruar kështu vetëm në një fitore titullit.

Pierce shënoi 27 pikë, shumicën e të cilave nga një distancë e largët, dhe ndihmoi Celtics të udhëtojnë me avantazh 3-2 të martën në Los Angeles për ndeshjen e gjashtë finale.

Nëse Lakers e fitojnë këtë ndeshje, atëherë finalja vendimtare (ndeshja e shtatë), përsëri do të luhet në Los Angeles të enjten.

Kobe Bryant shënoi 38 pikë për Los Aneles Lakers, por pranoi shumë pak ndihmë nga lojtarët tjerë, me spanjollin Pau Gasol që shënoi vetëm 12 pikë. /Telegrafi/