LAJMI I FUNDIT:

Laporta: E kam përmbushur misionin

Laporta: E kam përmbushur misionin

Presidenti në largim i Barcelonës, Joan Laporta, thotë se ai është krenar me arritjet e klubit gjatë shtatë viteve sa ai është në krye.

Laporta i mbijetoi votimit të besimit pas dy viteve të kaluara pa trofe në kohën kur Frank Rijkaard ishte në sezonin e tij të fundit në Barcelona dhe kur Ronaldinho humbi formën e tij.

Por suksesi në fushë u kthye nën drejtimin e Pep Guardiola, i cili udhëhoqi klubin drejt shtat trofeve brenda dy sezoneve, përfshirë gjashtë në vitin e kaluar.

Gjatë periudhës së Laportas si president i klubit, Barcelona ka fituar 12 trofe duke e bërë 47-vjeçarin presidentin më të suksesshëm deri tash.


“Jam shumë i lumtur – largohem me mendimin se kam përmbushur misionin tim”, ka thënë Laporta. /Telegrafi/