LAJMI I FUNDIT:

Inter kërkon Angelo Palombon

Inter kërkon Angelo Palombon

Kampioni i Serie A, Interi raportohet se dëshiron ta transferojë mesfushorin e Sampdorias, Angelo Palombo.

Sky Italia shkruan se Interi është duke e parë Palombon si alternativë nëse ata nuk arrijnë ta transferojnë mesfushorin Javier Mascherano nga Liverpooli.

Drejtori sportiv i Interit, Marco Branca, javën e ardhshme do të takohet me agjentin e Palombos për të shtruar rrugën e marrëveshjes. Palombo është cak edhe i Juventusit. /Telegrafi/