LAJMI I FUNDIT:

Hamilton fiton në Kanada

Hamilton fiton në Kanada

Piloti i McLarenit, Lewis Hamilton, ka fituar garën për Çmimin e Madh të Kanadasë, me kohë 1.33.53.456, duke dalë para kolegut të tij Jenson Button.

I treti u rendit spanjolli Fernando Alonso, i përcjellë nga Vettel që doli në pozitën e katërt.

Padyshim se zhgënjimi i ditës ishte Michael Schumaher që doli në vendin e 11-të, ndërsa Felipe Massa zhgënjeu edhe më shumë me pozitën e 15-të.

Në konkurrencën e konstruktorëve prinë ende McLaren që garë pas gare është duke e thelluar epërsinë ndaj konkurrentëve të saj. /Telegrafi/