LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Quresma lojtar i Besiktasit

Zyrtare: Quresma lojtar i Besiktasit

Skuadra turke Besiktas ka kompletuar transferimin e vlefshëm 7.3 milionë euro të anësorit të Interit, Ricardo Quaresma, bën të ditur faqja zyrtare e klubit turk.

Quaresma që u transferua tek Interi në vitin 2008 nga Porto për 18.6 milionë euro, konsiderohet si një nga transferët më të dështuar të Interit brenda kësaj dekade.

Kjo lëvizje e klubit turk vjen pak ditë pas nënshkrimit me gjermanin Bernd Schuster, që u emërua trajner i Besiktasit. /Telegrafi/