LAJMI I FUNDIT:

Hodgson të mërkurën trajner i Liverpoolit?

Hodgson të mërkurën trajner i Liverpoolit?

Sipas The Mail, Roy Hodgson do të udhëtojë të mërkurën në Afrikën e Jugut ku do të përcjellë Botërorin si ekspert i BBC-së, ndërsa ka kërkuar një përgjigje të shpejtë nga zyrtarët e Liverpoolit, për postin e trajnerit të klubit nga Anfield.

Bisedimet me Roy Hodgson do të zhvillohen brenda 48 orëve, me menaxherin e Aston Villas, Martin O’Neill, gjithashtu favorit për të zëvendësuar Benitezin.

Liverpooli aktualisht ka telashe financiare dhe nëse së shpejti nuk gjendet një figurë prominente në klub, që do të arrijë t’i bindë futbollistët si Torres dhe Gerrard të qëndrojnë, atëherë mund të ndodhë që këta të fundit të largohen te ndonjë klub më i madh se The Reds. /Telegrafi/