LAJMI I FUNDIT:

Wenger pajtohet, Fabregas shitet 36 milionë

Wenger pajtohet, Fabregas shitet 36 milionë

Barcelona është gjithnjë e më pranë transferimit të kapitenit të Arsenalit, Cesc Fabregas.

Sunday Times pohon se Arsenali dhe Barcelona janë pranë arritjes së marrëveshjes për çmimin e transferimit të Fabregas. Zyrtarë të lartë të Barcelonës janë në bisedime me Arsenalin për të negociuar largimin e Cesc nga Emirates.

Megjithatë, marrëveshja pritet të nënshkruhet pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale të Barcelonës të shtunën e ardhshme. Wenger mësohet t’i ketë thënë Fabregasit se ai mund të largohet nga Arsenali, nëse Barcelona e ngrit ofertën nga 29 milionë në 36 milionë të funte. /Telegrafi/