LAJMI I FUNDIT:

Joe Cole lojtar i Arsenalit?

Joe Cole lojtar i Arsenalit?

Arsenali është shumë pranë kompletimit të transferimit të futbollistit të lirë, Joe Cole.

Daily Star Sunday shkruan se Arsenali do t’i ofrojë Cole një pagë javore prej 135.000 funtesh, ndërsa marrëveshja do të nënshkruhet me të përfunduar Botërori. Arsene Wenger ka vendosur më në fund të shpenzojë, duke e bërë ish-mesfushorin e Chelseat futbollistin më të paguar në Emirates.

Cole do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare të vlefshme 4 milionë funte në sezon, plus 2.5 milionë funte nga përfitimet tjera komerciale. Fabregas sipas të gjitha gjasave do të largohet për 45 milionë euro nga Anfield dhe Wenger për të mbuluar mungesën e tij, ka vepruar për të transferuar reprezentuesin anglez. /Telegrafi/