LAJMI I FUNDIT:

Iniesta: Cesc do të luajë për Barcelonën

Iniesta: Cesc do të luajë për Barcelonën

Mesfushori kreativ i Barcelonës, Andres Iniesta, ka filluar ta konsiderojë Cesc Fabregasin si bashkëlojtar te Barcelona.

“Ndjenja përreth Barcelonës është që Cesc do të luajë për Barcelonën sezonin e ardhshëm. Unë kam biseduar me Xavin dhe lojtarët tjerë spanjollë të Barcelonës dhe të gjithë mezi presim që ai të vijë. Barcelona duhet të pajtohet me çmimin e vënë nga Arsenali edhe pse kjo s’do thotë asgjë, ai do të transferohet këtë verë”.

“Mund ta kuptoj Arsenalin që ka vënë një çmim të lartë për njërin prej lojtarëve më të mirë në botë. Por, nuk ka kuptim të mbash një lojtar që dëshiron të shkojë diku tjetër. Ne e dimë se zemra e Cesc është me Barcelonën dhe pas asaj që ka bërë ai për Arsenalin, mendoj se ata nuk duhet të mbajnë këtë qëndrim”.

“Fabregas nuk do t’i bënte kurrë keq Arsene Wengerit. Katër javët e ardhshme për Cesc do të jenë vetëm rreth Botërorit dhe shpresojmë se zyrtarët e Barcelonës dhe ata të Arsenalit arrijnë marrëveshje, në mënyrë që Cesc të vijë në shtëpi”, tha Iniesta. /Telegrafi/