LAJMI I FUNDIT:

Torres: Për dështimin, më shumë u pikëllua Gerrard

Torres: Për dështimin, më shumë u pikëllua Gerrard

Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, ka thënë se Steven Gerrard ishte pikëlluar shumë për dështimin e Liverpoolit në sezonin që sapo e lame pas.

“Këtë sezon për Liverpoolin u shkrua dhe u fol shumë. Por, çfarë njerëzit harrojnë është dhimbja që i kaploi lojtarët dhe menaxherin pas sezonit të dështuar. Klubi do të thotë shumë për ne dhe tifozët thonë shumë për ne. Ne nuk dëshiruam t’u japim atyre një sezon të tillë. Më besoni kur ju them se askush nuk u lëndua më shumë se Steven Gerrard”.

“Ai është zotëri Liverpooli dhe ai i sheh tifozët e Liverpoolit si familjen e tij. Sezoni i fundit vërtet e lëndoi atë. Ai e kërkon i dëshpëruar Ligën Premier dhe Liverpoolin dhe çdo sezon pa titull dhemb për të edhe më shumë”, deklaroi Torres për Daily Star. /Telegrafi/