LAJMI I FUNDIT:

Negociatat për Cesc edhe gjatë KB-së

Negociatat për Cesc edhe gjatë KB-së

Barcelona shpreson që të negociojë me Arsenalin për kapitenin Cesc Fabregas edhe gjatë Botërorit.

Fabregas ka ripërsëritur qëndrimin e tij se nuk dëshiron assesi bisedime gjatë Botërorit, por ja që drejtori Joan Oliver mendon se kjo do të duhet të ndodhë, në mënyrë që Fabregas të shkojë me kohë në Camp Nou.

“Cesc ka arritur në Afrikën e Jugut për të luajtur futboll, por ka shumë njerëz të futbollit aty. Wenger do të jetë atje dhe atje do jenë edhe përfaqësuesit e Barcelonës. Kjo është një çështje mes tri palëve dhe pala e tretë (Arsenali) nuk është shprehur në asnjë mënyrë”.

“Lojtari dëshiron të vijë këtu, por ai ka kontratë. Ne kemi ofruar 35 milionë euro dhe ata kanë thënë se nuk është në shitje. Problemi është mes klubit dhe lojtarit, ne nuk jemi ftuar në tavolinë”, deklaroi Oliver duke shtuar se transferi i Fabregas do t’u marrë kohë Blaugranëve. /Telegrafi/