LAJMI I FUNDIT:

Gattuso të penzionohet nga kombëtarja

Gattuso të penzionohet nga kombëtarja

Mesfushori i Italisë, Gennaro Gattuso, ka konfirmuar se ai nuk do të luajë më për kombëtaren e Italisë pas përfundimit të Kampionatit Botëror.

Gattuso do të luajë në Botërorin e tij të tretë, ndërsa mendon se i ka ardhur koha t’i varrë këpucët e kombëtares Azzure.

“Pas Botërorit të sivjetmë në Afrikën e Jugut, unë nuk do të luajë më në kombëtaren italiane. Unë jam 33 vjeçar dhe për rolin të cilin e kam, mendoj se është koha e duhur që t’u jap më shumë hapësirë atyre të cilët kanë më shumë energji. Por, ëndrra ime është që një ditë të drejtoj Italinë në ndonjë Botëror”, deklaroi Gattuso. /Telegrafi/