LAJMI I FUNDIT:

City, ofertë për Vidic

City, ofertë për Vidic

Manchester City është duke planifikuar që të lëkundë rivalin e përbetuar, Manchester United, me një ofertë për mbrojtësin Nemanja Vidic.

The Sun shkruan se City dëshiron të lansojë një ofertë në vlerën e 20 milionë funteve për të marrë Vidicin në anën tjetër të qytetit të Mançesterit.

Vidic nga ky kalim do të përfitonte 115 mijë funte në javë dhe ky transferim do ishte i mundur për shkak të marrëdhënieve jo të mira të serbit me Fergusonin. /Telegrafi/