LAJMI I FUNDIT:

Moratti: Mund t’i shesim yjet

Moratti: Mund t’i shesim yjet

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka pranuar se ekipi i tij mund të humbasë disa prej yjeve më të spikatur të suksesit të sezonit të kaluar, ndërsa ai po shqyrton mundësinë për kryerjen sa më të mirë të biznesit me skuadrat e pasura evropiane.

“Nëse unë do të mendoja si tifoz, atëherë ndoshta do të thosha se duhet të ripërtërijmë skuadrën. Sidoqoftë, unë duhet të bëj disa vlersime nga ana e biznesit dhe natyrisht ne do të duhet të sakfirikojmë së paku një lojtar. Kjo do të bëhet”, theksoi Moratti.

Për transferimet që pritet të vijnë, Moratti ka shtuar se duhet të bisedojë njëherë me Benitezin, në mënyrë që ky i fundit t’ia tregojë listën e lojtarëve që i dëshiron. /Telegrafi/