LAJMI I FUNDIT:

Sylvinho drejt Bundesligës?

Sylvinho drejt Bundesligës?

Kampionati gjerman i futbollit mund të jetë destinacioni i ardhshëm i mbrojtësit të lirë të Manchester Cityt, Sylvinho.

Ish-lojtarit të Barcelonës dhe Arsenalit nuk iu vazhdua kontrata në City, ku ai arriti në janar dhe si lojtar i lirë ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.

Siç raporton Daily Mail, 36-vjeçari është cak i një varg klubesh nga Gjermania, pasi ende nuk është i gatshëm të heqë dorë nga loja aktive. /Telegrafi/