LAJMI I FUNDIT:

Benfica: Nuk ka ofertë nga Reali për Di Maria

Benfica: Nuk ka ofertë nga Reali për Di Maria

Klubi portugez Benfica thotë se ende nuk ka pranuar asnjë ofertë nga Reali i Madridit për anësorin argjentinas Angel di Maria.

“Nuk ka oferta deri tash të cilat janë bërë nga ndonjë klub, as nga Real Madridi, ndonjë kompani tjetër, biznesmen ose ndonjë ndërmjetësues për Angel Di Maria”.

“Ne nuk jemi të informuar as për ndonjë negociatë që po zhvillohet për të. Për më tepër, ne jemi informuar për interesimin e klubeve tjera vetëm përmes mediave”, shkruhet në një deklaratë zyrtare të klubit./Telegrafi/