LAJMI I FUNDIT:

Barcelona mohon edhe njëherë se do ta shesë Ibrahimovic

Barcelona mohon edhe njëherë se do ta shesë Ibrahimovic

Menaxheri gjeneral i Barcelonës, Joan Oliver, edhe një herë ka mohuar se kampioni i Spanjës dëshiron ta shesë sulmuesin Zlatan Ibrahimovic.

Suedezi është lidhur me një largim nga Barcelona me Pep Guardiolën që raportohet se ka thënë dritë të gjelbër për shitjen e tij. Në mesin e klubeve të interesuara është përmendur Manchester City, por Oliver ka mohuar largimin e tij.

“Ai (Ibrahimovic) nuk është në shitje. Ne as nuk kemi pranuar asnjë ofertë formale”, ka thënë Oliver për El Mundo Deportivo. /Telegrafi/