LAJMI I FUNDIT:

Nesër fillon Streetball Kosova 2010

Nesër fillon Streetball Kosova 2010

Nesër në qendër të Prishtinës do të nisë për të dhjetin vit radhazi edicioni i njërës prej garave sportive më joshëse verore në Kosovë, Streetball Kosova.

Gara edhe këtë vit do të quhet “NLB Streetball Kosova® 2010”, sipas sponsorit gjeneral Bankës NLB Prishtina.

NLB Streetball Kosova® 2010 do të argëtojë sportdashësit me basketboll të kombinuar me muzikë, diell dhe zbavitje, për një muaj dhe do të vizitojë shtatë qendrat kryesore të Kosovës, duke filluar nga kryeqyteti të shtunën (12 qershor).

Në Prishtinë, Streetball Kosova do të zhvillohet para Teatrit Kombëtar, ndërsa një ditë më pas, të dielën, gara zhvendoset në Pejë, për të vazhduar vikendin e ardhshëm në Gjakovë (e shtunë, 19 Qershor) dhe Prizren (e diel, 20 Qershor).


Më 26 qershor (e shtunë) gara do të zhvillohet në Ferizaj dhe një ditë më pas në Gjilan, ndërsa do të përfundojë në vikendin e parë të korrikut.

Në Mitrovicë do të jetë gara e fundit ku do të përcaktohen tetë skuadrat më të mira vendore të cilat do të fitojnë të drejtën për të kaluara në Superfinalen e edicionit të 10-të jubilar, e cila sivjet zhvillohet në Gjilan (e diel, 4 korrik). /Telegrafi/