LAJMI I FUNDIT:

Juventusi afër transferimit të Gallas

Juventusi afër transferimit të Gallas

Juventusi raportohet se është shumë afër arritjes së marrëveshjes me mbrojtësin e Arsenalit, William Gallas.

Francezi është pa kontratë në fund të këtij muaji dhe Juve dëshiron ta transferojë atë në Torino duke plotësuar kushtet e kërkuara nga lojtari, të cilat kushte Arsenali ka refuzuar t’i plotësojë.

La Stampa shkruan se Juve do t’i ofrojë Gallas kontratë dyvjeçare të vlefshme katër milionë euro si dhe bonuset në bazë të paraqitjeve dhe sukseseve. Burime të afërta me Gallas thonë se marrëveshja pritet të arrihet brenda disa ditësh. /Telegrafi/