LAJMI I FUNDIT:

Reali arrin marrëveshje me Kolarov?

Reali arrin marrëveshje me Kolarov?

Real Madridi ka arritur marrëveshje për kushtet personale me mbrojtësin e Lazios, Aleksander Kolarov, bëjnë të ditur mediat spanjolle.

Marca shkruan se Kolarov tashmë ka folur me trajnerin e ri të Realit, Jose Mourinho, i cili i ka siguruar atij vend në planet për sezonin e ri.

Reali ende ka nevojë të arrijë marrëveshje me presidentin e Lazios, Claudio Lotito, për shumën e dëmshpërblimit.

Lotito ka deklaruar më herët gjatë javës se për vlera nën 15 milionë euro nuk do të pranoj as të diskutojë. /Telegrafi/