LAJMI I FUNDIT:

Gerrard i gatshëm të shkëlqejë në Botëror

Gerrard i gatshëm të shkëlqejë në Botëror

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard thotë se ndjehet shkëlqyeshëm fizikisht dhe mentalisht dhe shpreson të tregojë paraqitje të qëndrueshme gjatë Botërorit.

“Të gjithë lojtarët në këtë ekip pranojnë se kjo është një shkallë ku çdokush dëshiron të dëshmojë se ata mund të jenë top lojtarë. Unë kam treguar shenja se mund t’ia dal në këtë nivel duke shënuar gola dhe duke treguar paraqitje vendimtare”, ka thënë mesfushori anglez.

“Por a mund të kem paraqitje të qëndrueshme në çdo ndeshje në një garë të madhe? Kjo është ajo që synoj. Fizikisht jam në formë të mirë. Mentalisht jam mirë. Mezi pres të fillojë”, ka thënë Gerrard. /Telegrafi/