LAJMI I FUNDIT:

Di Maria: Te Reali, nëse do Zoti

Di Maria: Te Reali, nëse do Zoti

Anësori i Benficas, Angel Di Maria, ka shprehur publikisht dëshirën e tij për të kaluar te Real Madridi, pasi Los Blancos janë treguar të interesuar në argjentinasin.

“Është e bukur që Mourinho ka kërkuar shërbimet e mia dhe ka thënë se më dëshiron, kjo më bën më të qetë dhe jam i lumtur sepse unë do ta kem mundësinë të shkoj te Real Madridi, nëse Zoti e do këtë”.

“Do të ishte shumë e bukur për mua të shkoj te Real Madridi. Tani jam i qetë dhe po mendoj vetëm për kombëtaren, kam disa ndeshje para meje dhe më pas shohim çfarë ndodh me të ardhmen. Unë nuk kam biseduar me askënd për këtë çështje, nuk di asgjë, mendja ime është në kombëtare dhe dua të mendoj vetëm për Botërorin. Më pas do të shohim”, deklaroi Di Maria për EFE. /Telegrafi/