LAJMI I FUNDIT:

Stoichkov: Ibra do të shkojë te City

Stoichkov: Ibra do të shkojë te City

Legjenda e Barcelonës, Hristo Sotichkov, mendon se Zlatan Ibrahimovic është tashmë lojtar i Manchester Cityt, duke pranuar në anën tjetër se ai është i dështuar te Barcelona.

Ai e quan Ibrahimovicin një nga transferët më të dështuar të Barcelonës, ndërsa Blaugranët ia kanë vënë një çmim prej 45 milionë funtesh, që nuk është problem për hierarkinë e Cityt.

“Transferimi i Ibrahimovicit te Barcelona ishte një dështim i madh. Ai është lojtar i mirë, por jo për Barcelonën. Unë vë bast se ai do të shkojë te Manchester City”, theksoi bullgari. /Telegrafi/