LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Bernd Schuster trajner i ri i Besiktasit

Zyrtare: Bernd Schuster trajner i ri i Besiktasit

Gjiganti turk, Besiktas, ka emëruar ish-trajnerin e Real Madridit, Bernd Schuster, si trajner, pasi gjermani nënshkroi kontratë dyvjeçare me skuadrën nga Stambolli.

Klubi i Turkcell Super Lig është dashur të hyjë në treg për trajner të ri për arsye të largimit të Mustafa Denizlit që dha dorëheqje për shkak të problemeve shëndetësore.

Besiktasi ishte lidhur me emra tjerë si Juande Ramos, Manuel Pellegrini, Felix Magath apo Ronald Koeman, por vendosi që Schuster të bëhet trajneri i pestë gjerman në histori të klubit. /Telegrafi/