LAJMI I FUNDIT:

Massa vazhdon kontratën

Massa vazhdon kontratën

Ferrari ka konfirmuar se Felipe Massa do të qëndrojë me sukderinë italiane deri në vitin 2012, pasi braziliani e vazhdoi kontratën e tij.

Kontrata e brazilianit do të skadonte në fund të sezonit, ndërsa ishte spekuluar se Ferrari po kërkon një pilot të ri në tregun e transferimeve si zëvendësues të mundshëm të Massa. Por, skuderia italiane ka heshtur spekulimet për një ndryshim, pasi konfirmoi se do ta mbajë pilotin brazilian në skuadër.

“Unë jam i lumtur që më është dhënë rasti të ngas Ferrarin edhe dy sezone tjera. Jam krenar që do të punoj me një ekip të cilin e konsideroj si familje të dytë”, u shpreh Massa. /Telegrafi/