LAJMI I FUNDIT:

Fiorentina kthen Keirrison te Barcelona

Fiorentina kthen Keirrison te Barcelona

Fiorentina raportohet se nuk do ta mbajë Keirrison edhe më tej në klub dhe do ta kthejë te Barcelona.

Drejtori sportiv i Violas, Pantaleo Corvino, mbrëmjen e kaluar ka konfirmuar vendimin se sulmuesi nuk do të jetë më pjesë e ekipit italian për sezonin e ardhshëm.

Keirrison pritet të rikthehet në Brazil si huazim, ku një varg klubesh dëshirojnë të marrin të riun nga duart e Barcelonës. /Telegrafi/