LAJMI I FUNDIT:

Kuyt do ta shoqërojë Benitezin te Interi?

Kuyt do ta shoqërojë Benitezin te Interi?

Sulmuesi i Liverpoolit, Dirk Kuyt, është lidhur me një kalim te kampioni i Italisë dhe Evropës, Interi, ku do t’i bashkohej ish-trajnerit të tij, Rafa Benitez.

Spanjolli pritet këto ditë të marrë nën drejtim ekipin italian dhe tashmë raportohet se ka propozuar që Kuyt t’i bashkohet atij në Giuseppe Meazza.

Holandezi së fund tha se ai nuk është shumë i informuar se çfarë do të ndodhë me Benitez, por ka thënë se nëse ai caktohet menaxher i Interit, do të jetë një hap i qëlluar i ekipit italian.

“Nuk jam i sigurt se kush do ta drejtojë Interin, por Benitez është një trajner fantastik dhe do të ishte një zgjidhje e shkëlqyeshme për ta”, ka thënë Kuyt. /Telegrafi/